#Media Issues
Target:
Autoriteti Mediave Audiovizive: AMA
Region:
Albania
Website:
www.facebook.com

Ju bëjmë thirrje të firmosni këtë peticion drejtuar AMA. Në emisionin e datës 4 Korrik 2017 Programi Televiziv STOP, Tv Klan drejtuesit e emisionit kanë dhunuar të drejtat e njeriut.

Dialogu midis tyre pas kërcimit të dy vazjave:

A: Më të mirat në ven!
B: Më të mirat në vend!
A: Jo në këtë vend, VEN!
A: Po thuj mi faleminderit! Se falas e ke moj. Po thuj mi faleminderit!
B: Po ca të thotë mo ca të thotë! Ti e di që kafshët nuk flasin?! Nuk flasin Kafësht! Lëri! Nuk FLASIN!
A: Nga komplimenti do filloj të të vë epitete! Të betohem! Ja!
B: Ore ti, kjo është ajo që na ndryshon Neeee, dmth njerëzve! Nga….. e lëre tashi.. E pra! Hë!
Po ti moj hormovide, flet ti?! Thuaje një fjalë të madhe!
A: Jo ajo nuk flet, ajo s’spipëtinë!
B: Thuaje një fjalë të madhe! Shi shi kur të thotë Hipopotam! Fjalë e madhe!
AB: Radiostacioni! Ahahahahahahah OKAY!

Në emisionin e datës 4 Korrik 2017 Programi Televiziv STOP, Tv Klan, ka thyer LIGJ-in Nr. 97/2013
PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ky progaram televiziv në mënyrë të përsëritur nuk ka respektuar:
- gjuhën dhe larminë e traditave, krahinave, besimeve fetare, kulturës dhe moralit të qytetarëve.
- të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve,
- bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin dhe të drejtat e liritë e tjera themelore të njeriut,
- paanshmërisht të drejtën për informacion,

Ky peticion i dërgohet AMA duke iu kërkuar të zbatojnë detyrën e tyre që asnjë program televiziv :
(Neni 33)
ç) të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut;
d) të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik.

GoPetition respects your privacy.

The Vajzat FLASIN petition to Autoriteti Mediave Audiovizive: AMA was written by Vajzat Flasin and is in the category Media Issues at GoPetition.