- Target:
- Parlamentit Shqiptar, Kryetarit të Kuvendit
- Region:
- Albania
Në Shqipëri nuk ka asnjë dënim për ata që keqtrajtojnë, dhunojnë e vrasin kafshë të pambrojtura për kënaqësi. Ky është një fenomen i shpeshtë në rrugë apo lagje. Kjo është e papranueshme në një vend që aspiron standarte Europiane! Ka ardhur koha të kthehet dinjiteti e respekti për speciet e tjera që jetojnë në këtë vend ku të drejtat shkelen sistematikisht e pa asnjë pasojë! Ka ardhur koha të vendoset dënim për të gjithë ata që shkelin mbi jetët e kafshëve!
Braktisja, keqtrajtimi, dhuna, plagosja, vrasja, konkurset e forcës, luftimet ndërmjet kafshëve, publikimi i fotove dhe videove, eksperimentet e paligjshme me kafshë, duhet të jenë vepra penale të dënueshme.
Ne të nënshkruarit, i kërkojmë deputetëve të parlamentit shqiptar të
miratojnë sa më parë projekt-ligjin e propozuar për të dënuar ata që dhunojnë, keqtrajtojnë apo vrasin kafshët! Koha është TANI!
Ndaloni makabritetin dhe barbarinë!
Kërkojmë që aktet e mëposhtëme të cilësohen vepra penale dhe të plotësohet menjëherë vakumi ligjor me dënimet përkatëse për secilën prej tyre:
1) Braktisja e Kafshëve
2) Dhuna, keqtrajtimi, vrasja, dëmtimi fizik, tortura psikologjike (Mos-ushqyerje)
3) Përdorimi për qëllime eksperimentale (Foto, Video), argëtim
4) Përdorimi për konkurse forcë/ndeshje, qëllime financiare, aktivitete të jashtëligjshme apo argëtim
5) Përdorimi i kafshëve shtëpiake për lëkurën e tyre
6) Përdorimi i jashtëligjshëm për pendët apo pjesë të tjera të trupit të kafshëve të shpallura si specie në rrezik
You can further help this campaign by sponsoring it
The Te miratohet ligji për dënimin e atyre që dhunojnë kafshët! petition to Parlamentit Shqiptar, Kryetarit të Kuvendit was written by Besa Kokedhima and is in the category Animal Rights at GoPetition.