#Youth
Target:
Bashkia Durrës (Durrës City Hall)
Region:
Albania

“Më Shumë se Një Firmë” është një projekt që po zhvillohet me mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Ky projekt, me anë të këtij peticioni, synon të shtrojë pranë Bashkisë Durrës kërkesën e të rinjve për një qendër rinore.

Tanimë të Rinjtë e Durrësit njihen si agjentë të ndryshimit dhe zhvillimit shoqëror. Megjithatë ata ende vazhdojnë të ndihen të papërfshirë në mënyrë efektive në qeverisjen lokale te komunitetit ku jetojnë. Çdo ditë ata përballen me mungesën e hapësirës së mjaftueshme për të kontribuar në mënyrë domethënëse në politikbërjen vendore, me qëllim zgjidhjen e problematikave rinore, rritjen e kapaciteteve organizuese, si dhe zhvillimin e një brezi aktiv dhe transformues.

Durrësi dhe rrethinat e tij, në vazhdimësi ndiejnë mungesën e një Qendre Rinore, e cila mund të shërbejë jo vetëm si një hapësirë e zhvillimit të aktiviteteve, workshopeve e trajnimeve rinore, por më e rëndësishmja, mund të transformohet në një pikëtakimi e të rinjve Durrsakë, ku ide, bashkëpunime e iniciative inovatore mund të lindin e të implementohen.

Të rinjtë e Durrësit kanë fuqinë dhe vizionin për të qenë forcë pozitive në komunitetet e tyre. Duke marr shkasë nga mungesa e një qendre rinore në qytetin e Durrësit si dhe buxhetit tepër të ulet, ne synojmë që me anë të një "Peticioni" lokal, të nënshkruar nga të rintë e qarkut, drejtuar Bashkisë së Durrësit të kërkojmë ngritjen dhe funksionimin e nje Qendre Rinore publike, të hapur dhe të aksesueshme nga çdo i ri i këtij qyteti dhe zonave përreth.

Ne, banorët e Durrësit, të rinj dhe jo vetëm, i drejtohemi Bashkisë Durrës me një kërkesë për ndërtimin/ krijimin e një qendre rinore. Ekzistenca e saj është një mundësi për të gjithë të rinjtë e qytetit që të aktivizohen në shoqërinë civile, të ringjallin jetën kulturore si dhe të sjellin një frymë të re pune për të ardhmen që dëshirojmë në komunitetet lokale. Qendra rinore nuk është thjesht një ndërtesë, është një shtëpizë e së ardhmes!

GoPetition respects your privacy.

The "Më Shumë se një Firmë"- Një Qendër Rinore për Durrësin! petition to Bashkia Durrës (Durrës City Hall) was written by Fiona Dinollari and is in the category Youth at GoPetition.