#Politics
Target:
Lulezim Basha - Minister i Puneve te Jashteme
Region:
Albania
Website:
www.mjaft.org

Drejtuar: Parlamentit Shqiptar

Kryeministrit Sali Berisha

Presidentit Bamir Topi

Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, vazhdon të verë në siklet këdo shqiptar.

Lulzim Basha, një ministër e deputet pa imunitet, për shkak se Prokuroria e Përgjithshme po heton mbi të kaluarën e tij si Ministër i Punëve Publike e Transporteve, në vend që të sqarojë të gjithë shqiptarët për faktet tronditëse që media ka publikuar vazhdimisht, sipas të cilave ai rezulton të jetë i përfshirë në afera ndërkombëtare korruptive, hesht dhe qesh para kamerave!

Ministri Basha, rezulton, sipas medias, të jetë një prej bashkëpunëtorëve kryesorë në Shqipëri të një prej të dyshuarve nga Interpoli si krye-mafioz në të gjithë rajonin: Damir Fazlic.

I lidhur direkt me këtë të fundit, përmes të afërmëve të ngushtë të tij, Lulzim Basha përfaqëson sot një figurë turpëruese për diplomacinë shqiptare.

Përsa kohë ai fshihet akoma nën mburojën e një të dyshuari mbi të cilin mund të praktikohet akoma e drejta e prezumimit të pafajësisë, e përsa kohë që asnjë gjykatë nuk e ka shpallur ende fajtor, Basha mund edhe të pretendojë ligjerisht të qëndrojë akoma në postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.

Por qytetarët e këtij vendi nuk munden ta pranojnë më politikisht, si kreun e diplomacisë, një person të dyshuar për krime e të hetuar po për krime, nga organet më të larta të drejtësisë në Shqipëri. Qëndrimi i mëtejshëm i tij në qeveri, dëmton shume rende Shqipërinë ne perpjekjet e saj integruese, por demton njekohesisht edhe përpjekjet e Kosovës në procesin e njohjes nderkombetare të Pavarësisë së saj.

Duke marrë shkas nga sa më sipër, Ne, qytetarët e Shqipërisë të përfaqësuar nga ky peticion i inicuar nga Lëvizja Mjaft, kërkojmë:

Dorëheqjen e menjëhershme të Lulzim Bashës nga posti i Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë

Vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve ndaj tij, por njëkohësisht transparencë maksimale të këtyre hetimeve.

GoPetition respects your privacy.

The Kërkesë për Dorëheqjen e menjëhershme të Lulzim Bashës nga posti i Ministrit të Punëve të Jashtme petition to Lulezim Basha - Minister i Puneve te Jashteme was written by Levizja MJAFT! and is in the category Politics at GoPetition.