- Target:
- Regjistrimi popullsise,Shqiperi,Peticion
- Region:
- Albania
- Website:
- www.facebook.com
Ne e mbështesim regjistrimin e popullsisë me të gjithë elementët e nevojshëm, por jo vetëdeklarimin mbi baza etnike dhe fetare pasi nuk i shërben të vërtetës, përkundrazi ka shumë gjasa ta shtrembërojë të vërtetën.
Drejtuar:
1. Presidentit te Republikës së Shqipërisë
2. Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë
3. Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
4. Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit Z. Genc Pollo
Ne e mbështesim regjistrimin e popullsisë me të gjithë elementët e nevojshëm, por jo vetëdeklarimin mbi baza etnike dhe fetare pasi nuk i shërben të vërtetës, përkundrazi ka shumë gjasa ta shtrembërojë të vërtetën.
Kushtetuta e vendit tonë është shumë e përparuar. Ajo i jep një rëndësi të veçantë qytetarit, e cilëson atë si me të drejta të plota dhe nuk e diskriminon për arsye të besimit apo përkatësisë etnike.Ky regjistrim cenon jo vetëm Kushtetutën, sovranitetin dhe identitetin e shqiptarëve, por dhe të drejtën ndërkombëtare dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Europian.
Ky dyshim shtohet edhe më tepër, kur mësojmë se për të menaxhuar regjistrimin, qeveria ka ngarkuar ministrin Genc Pollo, njeri mjaft i përfolur për afrimitetin e tij me qeveritarët grekë dhe ndjenjat e tij grekofile.Historiku i familjes së të tij është gjykuar si pro qeverive andarte të Athinës, gjatë përplasjeve të Luftërave Ballkanike të 1912-1913, është parë nga dy qeveritë si katalizator dhe solucion bindës i procesit.
Të gjithë e dinë që regjistrimi i popullsisë mbi bazë kombësie e besimi është një nga 6 pikat e ultimatumit shovinist që ish-kryeministri Micotaqis i paraqiti Berishës në korrik të vitit 1993. Mos valle regjistrimi i popullsisë, sipas modelit “Micotaqis”, është një detyrë e “prapambetur”.Vetë Greqia nuk ka bërë ndonjëherë regjistrim popullsie me bazë etnike e fetare dhe nuk ka asnjë vend në Europë që të ketë kryer, ndërsa në SHBA ai dështoi në shumë prej shteteve.
Edhe vendet e tjera kanë të dhëna mbi etninë dhe besimin, por regjistrim shtetëror askush nuk bën dhe me këto punë merren organizatat apo institutet private që bëjnë anketime dhe nxjerrin të dhëna.
Lidhur me të dhënat, grekët kanë patur historikisht kërkesa maksimaliste në Shqipëri dhe kësaj radhe ata kanë shansin që të deklarojnë, atë që u druhen kundërshtarët e këtij akti, se nuk janë një minoritet i vogël.
Nuk mundet që një pakicë prej 2% të krijojë një shtet paralel në Shqipëri dhe duhet të heqin dorë nga pretendime të tilla absurde.
Në procesin e regjistrimit të popullsisë që pritet të nisë në muajin prill të vitit të ardhshëm, grupet e ndryshme të minoriteteve do të kontribuojnë në realizimin e këtij procesi duke pasur përfaqësues në komisione. Në ato vende ku përfaqësie e komunitete dhe grupeve etnike do të jetë e konsiderueshëm, ato do të jenë të përfaqësues në këto komisione dhe do të jenë ata që do të rekrutojnë anketuesit për këtë.
Do të krijoi një precedent të rrezikshëm për të zyrtarizuar manipulimet e paligjshme që janë kryer deri tani, me qëllimin për të zmadhuar artificialisht pakicat etnike e kulturore në përgjithësi dhe numrin e pakicës greke në veçanti për të zgjeruar padrejtësisht shtrirjen gjeografike dhe historike të kësaj pakice në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Të paktën mos ta bëjë sot, kur shqiptarët ndodhen në vështirësi materiale e ligjore të tilla, që mund t’i shtyjë shumë syresh të deklarojnë një kombësi të paqenë greke, aq më shumë që për një gjë të tillë i joshin autoritete zyrtare e fetare të shtetit fqinj, duke u ofruar viza, pensione, punë, dokumente e pasaporta greke.
Duke analizuar standardet e BE-së mbi mbrojtjen e minoriteteve fetare, etnike dhe gjuhësore dhe metodikën e regjistrimit të popullsisë mbi bazën e vetëdeklarimit të përkatësisë etnike dhe fetare të hartuar nga shteti ynë, del qartazi se si cenohen interesat ekonomike, politike dhe kombëtare të të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë.
Qeveria shqiptare ka shtyrë projektin e saj për të regjistruar popullsinë në vend mbi baza etnike dhe fetare. Burime zyrtare brenda kabinetit qeveritar bëjnë të ditur se procesi i shumëpërfolur i regjistrimit të popullsisë, i cili pritej të fillonte në 1 prill të këtij viti është shtyrë, pa përcaktuar një tjetër datë se kur ai do të nisë.
Me anulimin e regjistrimit të popullsisë që do të mbahej në prill 2011, grekët kanë shtypur formularë për të bërë vetë regjistrimin e popullsisë në Republikën e Shqipërisë duke shkelur çdo ligj kombëtar dhe ndërkombëtare. Pra, ëndrra e shovinistëve grek për aneksimin e Jugut të Shqipërisë nuk është shuar. Ata me të gjitha mjetet po përpiqen që sa më shpejtë të realizojnë projektin e MEGALO IDESË.
Kërkojm heqjen nga pyetësori i regjistrimit të popullsisë pyetjen për vetëdeklarimin e etnisë. Eshtë detyrim i qeverisë së Shqipërisë që të mbrojë interesin kombëtar dhe në këtë frymë i bëjmë thirrje që të heqë nga pyetësori i regjistrimit të popullsisë dhe të banesave pyetjen për vetëdeklarimin e etnisë”
Shihet qartë se futja e kritereve të etnisë dhe besimit fetar në regjistrimin e popullsisë janë një papërgjegjshmëri e madhe kombëtare. Nëse ministrave të qeverisë së Tiranës iu ka mbetur pak gjak shqiptari, do të duhej që ata urgjentisht të kërkonin anullimin e regjistrimit etnik dhe fetar. Përndyshe do të jenë të implikuar në operacionin më të madh anti-shqiptar të kohëve moderne, i cili do t'i sillte Shqipërisë dëme të pallogaritshme në vitet e ardhëshme.
Firmëtarët :
You can further help this campaign by sponsoring it
The Kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnike dhe fetare petition to Regjistrimi popullsise,Shqiperi,Peticion was written by Zgjohu Shqiptar and is in the category Government at GoPetition.