No interes
Pasi që edhe ASHAK po tradhton shtetin duke u rreshtuar në krah të pozitës që e ka kapur shtetin, apelojmë që të protestohet ashpër ndaj Qeverisë, Presidencës dhe Parlamentit të Republikes së Kosoves!
Shqiperia Etnike u coptua pa mëshirshëm edhe shekuj më parë, po nga kjo Europë dhe tani sikur ky
veprim po vazhdon dhe ska të ndalur,në emër të lëvizjes së lirë që ëdhtë e garantuar në bazë të të drejtave të njeriut.
Stop, shitjes ( faljes) së tokës shtetrore!
Stop paraburgimit të Gjeneral Ramush Haradinaj për qëllime politike!
Stop Qeverisjes së keqe!
Jo demarkacionit!
Liri për Ramush Haradinaj!
Dy fjalë rreth demarkacionit ose "gardhit me fqiun"..
Ky shtet i yni, jo që është i pa fuqishëm të përkujdeset për megjat ( kufijt) e tij, por edhe nuk mungon dëshira për t'a "sejgisë" apo me joshë fqiun duke ia ofruar bjeshkë e vrri vetëm që, nuk janë pjesë e asaj klike politike që sot udhëheqë me shtetin?!
Nga ana tjetër, ato bjeshkë e vrri, janë të banorëve të po këtij shteti,por që janë numerikisht anëtarë të një subjekti tjetër ( tash për tash opozitar).
Shi për ketë dhe disa opcione tjera që lidhen me qeverisjen e ardhshme të shtetit, dakordimet e Qeverisë Isa me ose me( pa )qëllim e lënë "peng" liderin e një subjekti politik opozitar z.Ramush Haradinaj në paraburgim në Francë edhe pse Gjykata Ndërkombëtare në Hagë deklarohet që, zoti Haradinaj nuk ka asnjë preteks të pa zgjidhur rreth luftës dhe krimeve të luftës..!
Kjo gjendje, sa e ndjerë po aq e pa sigurtë po hamendën populli,që kë në të vërtetë e mbronë kjo Qeveri( neveri!)??
Duket edhe nga kurrizi i atyre bjeshkëve që, këtë situatë politike ( të ngatrruar me atë strategjike)që, politika ditore e shtetit, ka ditët e numërume dhe jo me pak përgjegjësi, por përgjegjësi të secilit ministër, deputet, drejtor, shef e korier të pozites që duan ta zhbëjnë shtetin ose ta bëjnë shtetin jo funksional që të qeveriset edhe më gjatë për faqe të zezë.
Prandaj, protesta në çdo vënd me demokraci të qëndrueshme( solide ), protestën e rrespektojnë dhe i druhën fort, sepse po të veprohet ndryshe, ato mund të kthehën në bumerang qeverisjes dhe në rastin e shtetit tonë dhasht Zoti të mos ndodhin..?!
Një situatë e ndjerë jo për lëvizjen e lirë, por për pushtet dhe dosje.
Tani populli po mbahet pëng i ketyre pisllyqeve që, ska shance tjera pos ti thotë pozitës, ik, ik. ik!